Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Kosenko shpallet fajtor


Mikhail Kosenko

Mikhail Kosenko

Një gjykatë në Moskë e ka shpallur fajtor Mikhail Kosenkon për sulmim të një oficeri të policisë gjatë protestave antiqeveritare në Moskë në vitin 2012.

Ai është dënuar me trajtim të detyruar në një klinikë psikiatrike.

Kosenko vuan nga një lëndim në kokë derisa shërbente në ushtrinë ruse dhe është i hendikepuar.

Gjykata vendosi që për shkak të gjendjes së tij, të mos dërgohej në burg për vuajtje të dënimit.

Javën e kaluar, Amensty International e ka klasifikuar Kosenkon dhe dy protestues të tjerë nga e njejta protestë, si “të burgosur të ndërgjegjes”.

Kosenko ka insituar gjatë gjithë gjykimit, se kishte qenë policia ajo që kishte nisur përleshjen.

Edhe 12 persona të tjerë janë duke u gjykuar për rastin e njejtë, ndërsa dy të tjerë, krahas Kosenkos, janë shpallur fajtorë.
XS
SM
MD
LG