Ndërlidhjet

BE miraton rregullore të reja për duhanin


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Europian ka aprovuar rregullore të reja me qëllim të diskurajimit të konsumimit të duhanit nga gjeneratat e reja.

Votimi i sotëm në Strasburg vjen pas shumë muajve diskutime.

Parlamenti ka votuar për lejimin e përdorimit të shenjave më të mëdha paralajmëruese për dëmet e duhanit nëpër paketimet e cigareve.

Ligjvënësit kanë votuar gjithashtu për ndalimin e cigareve me shije të ndryshme që nga viti 2020.

Ata kanë vendosur ndalesa edhe për reklamimin e cigareve elektronike, por nuk i kanë klasifikuar ato si produkte medicinale, çka do të limitonte shitjen e tyre vetëm nëpër barnatore.

Lobuesit e kompanive të duhanit i kanë quajtur rregulloret e reja joproporcionale dhe në kundërshtim me lirinë e konsumatorëve.

Zyrtarë të BE-së thonë se sëmundjet që lidhen me duhanpirjen i kushtojnë buxhetit europian rreth 25 miliardë euro dhe rreth 700,000 jetë në vit.

Do të ketë diskutime të tjera me qeveritë e vendeve anëtare para se rregulloret të kthehen në ligj.
XS
SM
MD
LG