Ndërlidhjet

Libi: Merret në pyetje ambasadorja amerikane


 Anas al-Liby

Anas al-Liby

Qeveria e Libisë e ka thirrur ambasadoren amerikane në këtë vend Deborah Jones, për t’i kërkuar sqarime rreth arrestimit të një të dyshuari të Al-Kaidës nga ana e forcave speciale amerikane.

Libia ka thënë se nuk ishte njoftuar para se i dyshuari Anas al-Libi të arrestohej të dielën gjatë ditës në Tripoli.

Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme thuhet se ambasadorja ishte thirrur nga Ministri i Drejtësisë Salah al-Marghani, që t’ju përgjigjej disa pyetjeve në lidhje me këtë çështje.

Kryeministri i Libisë, Ali Zeidan ka thënë sot se “qytetarët e Libisë duhet të gjykohen në Libi”.

I dyshuari i kapur nga forcat amerikane, Libi, thuhet se po mbahet në bordin e një anije të SHBA-së në mesdhe.
XS
SM
MD
LG