Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Pritet ekipi i dytë për shkatërrimin e armëve kimike


Pamje arkivi

Pamje arkivi

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike do të dërgojë një ekip të dytë të inspektorëve në Siri për të zgjeruar misionin e shkatërrimit të aresenalit kimik të këtij vendi.

Ahmet Uzumcu, drejtor gjeneral i agjencisë, e bëri publik lajmin pas fillimit të një takimi katër ditor të kësaj agjencia në Hagë.

Takimi erdhi në kohën derisa një grup i ekspertëve po vazhdon misionin në Siri për verifikimin dhe shkatërrimin e rreth 1,000 tonëve armë kimike të këtij vendi.

Uzumcu tha se ai do të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje mes agjencisë dhe Kombeve të Bashkuara për të mundësuar sigurinë dhe logjistikën e ekipeve të inspektorëve.
XS
SM
MD
LG