Ndërlidhjet

Indi: Përfundon operacioni në Kashmir


Pamje arkivi/Ilustrim

Pamje arkivi/Ilustrim

Qeveria e Indisë i ka dhënë fund një operacioni dy javor për kërkimin e rebelëve në një rajon të Kashmirit.

Një komandant i lartë indian ka thënë sot se ka dhënë urdhërin “për ndërprerjen e operacionit të kërkimit”, pas një serie përleshjeve me armë, gjatë së cilës policia indiane la të vdekur tetë persona nga radhët e seperatistëve.

Ai shtoi se gjetja e armëve të rënda, municionit dhe ushqimit gjatë operacion lë të kuptohet, se Pakistani iu ka ndihmuar rebelëve për t’u “infiltruar” përgjatë Linjës së Kontrollit.

Ky kufi, de fakto e ndan Kashmirin edhe nga India edhe nga Pakistani.

India zyrtare e ka akuzuar Pakistanin për ndihmë dhënë ndaj militantëve islamikë, të cilët po luftojnë qeverisjen indiane të Kashmirit që nga viti 1989.
XS
SM
MD
LG