Ndërlidhjet

Bjellorusi: Arrestohet zyrtari i lartë i kompanisë më të madhe të naftës


Zv. drejtori i kompanisë "Belneftekhim" (majtas)
Zv. drejtori i kompanisë "Belneftekhim" (majtas)
Një zëvendës drejtor në koncernin kryesor të naftës në Bjellorusi është arrestuar për dyshime në marrje të ryshfetit.

Komiteti Hetues i Bjellorusisë ka thënë se se ky zyrtar i lartë, emri i të cilit nuk është bërë publik, është arrestuar në flagrancë, derisa në zyrën e tij po merrte një shumë ryfsheti prej 19 mijë dollarësh nga një palë.

Nuk janë dhënë detaje të tjera për rastin.

Kompania e naftës ku punonte zyrtari, është e përfshirë në transportimin e naftës dhe prodhimin e produkteve kimike dhe plastike.

Kompania kontrollon 30 % të aseteve industriale të vendit.
XS
SM
MD
LG