Ndërlidhjet

logo-print

GSK kërkon aprovim për vaksinën kundër malaries


Ilustrim/Malaria

Ilustrim/Malaria

Kompania britanike GlaxoSmithKline (GSK) thotë se po kërkon aprovim për hedhjen në treg të vaksinës së parë në botë për malarien.

Në një takim mjekësor në Afrikën e Jugut të mbajtur sot, GSK ka bërë të ditur se pas 18 muajve të testimit, vaksina ka arritur pothuajse të përgjysmojë numrin e fëmijëve mes moshave 5-17 muajshe të infektuar me malarie.

Testimi përfshinte më shumë se 15 mijë fëmijë nga shtatë shtete të ndryshme.

GSK po e zhvillon vaksinën në bashkëpunim më një organizatë joqeveritare.

Kompania po planifikon të aplikojë për licencë në Agjencinë Evropiane të Mjekësisë vitin që vjen.

Malaria, një sëmundje që vjen nga insektet parazitare, shkakton rreth 650 mijë vdekje në vit.

Shumica e viktimave janë fëmijë nga Afrika nën moshën pesë vjeçare.
XS
SM
MD
LG