Ndërlidhjet

FMN ulë parashikimet për rritjen ekonomike botërore


Logo e FMN-së

Logo e FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka zbritur parashikimin e saj për rritjen ekonomike globale.

Organizata me seli në Washington ka thënë të marten, se për vitin 2014 pret një rritje prej 2.9 % dhe jo 3.6 % sa kishte thënë më parë.

Si arsye, FMN ka cituar rritjen e ngadalshme ne Kinë, Rusi dhe venda të tjera në zhvillim.

Sa i përket eurozonës, IMF parashikon një rritje ekonimike prej 1 %, pas tkurrjes prej 0.4 % vitin e kaluar.

Edhe sa i përket SHBA-së, të cilën e sheh si gjenerator të rritjes ekonomike botërore, FMN e ka ulur shkallën e parashikuar të rritjes, duke paraljamëruar se nëse Washingtoni nuk pajtohet shpejt për një rritje të mundësisë së borxhit shtetëror, do të ketë pasoja botërore.
XS
SM
MD
LG