Ndërlidhjet

Daçiq: Së shpejti do ta vizitoj Kosovën


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq,

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq,

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se së shpejti do ta vizitojë Kosovën, për t’iu ofruar mbështetje serbëve që sa më masovikisht të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

“Kjo nuk është ndihmesë për Hashim Thaçin, por për popullin tonë, që të kemi organet tona në Kosovë”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se vizita mund të ndodhë javën e ardhshme.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar të martën se nuk do të lejohen vizitat e zyrtarëve serbë me karakter zgjedhor.

Vizitat në fjalë kanë qenë temë diskutimi edhe në rrethin e fundit të bisedimeve Thaçi-Daçiq, që është zhvilluar të hënën në Bruksel.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës do të respektojnë marrëveshjen për lëvizje të lirë me Serbinë, pa qasje diskriminuese ndaj askujt.
XS
SM
MD
LG