Ndërlidhjet

Obama pritet të nominojë gruan e parë në krye të Rezervës Federale


Janet Yellen

Janet Yellen

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Obama do të nominojë Janet Yellen si gruan e parë në histori, në krye të Rezervës Federale, ndryshe banka qëndrore e SHBA-së.

Obama pritet ta bëjë publik zyrtarisht nominimin sot gjatë ditës.

Yellen, 67 vjeçare, është aktualisht zëvendës drejtoreshë e Rezervës Federale.

Nëse aprovohet nga Senati, Yellen do të zëvendësojë Ben Bernanke, i cili ka shërbyer si shef i bankës qëndrore amerikane gjatë tetë viteve të kaluara.

Si aleate e afërt e Bernanke, Yellen e ka ndihmuar Rezervën Federale në përpjekjet për t’i mbajtur normat e interesit sa më ulët, në mënyrë që të ndihmojë ekonominë amerikane.

Politikat e Bernanke konsiderohen si ndër më meritoret për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane, pas krizës financiare të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG