Ndërlidhjet

Nis samiti i shteteve të Azisë juglindore


Pamje arkivi nga samitet e ASEAN

Pamje arkivi nga samitet e ASEAN

Liderët e 10 vendeve të Azisë juglindore kanë hapur samitin e tyre vjetor në Brunei.

Takimet e ditës së mërkurë dhe të enjte, pritet të karakterizohen me pjesëmarrjen e liderëve nga shtete të rëndësishme, të cilat nuk janë pjesë e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), si Kina, Japonia, Korea Jugore, India dhe Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen me një delegacion të kryesuar nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, pasi presidenti Obama e anuloi pjesëmarrjen e tij, si rrjedhojë e mbylljes së pjesërishme të qeverisë amerikane.
XS
SM
MD
LG