Ndërlidhjet

logo-print

SHBA do të rishikojë asistencën ndaj Egjiptit


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Shtëpia e Bardhë njofton se raportimet që Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të largojnë të gjithë asistencën ushtarake në Egjipt janë “të pavërteta”.

Caitlin Hayden, një zëdhënëse e Këshillit Kombëtar për Siguri, ka thënë në një deklaratë se administrata do të bëjë publike të ardhmën e asiststencës amerikane në Egjip gjatë ditëve në vijim.

Administrata amerikane po e rishikon asistencën e saj ndaj Egjiptit, pas ngjarjeve të tre korrikut, kur ushtria rrëzoi qeverinë e presidentit të zgjedhur me votë demokratike. Muhammad Morsi.

Washingtoni e ka ndihmuar Egjiptin në vlerë prej më shume se një miliardë dollarësh në vit, në përpjekjet për të siguruar stabilitet në këtë vend.
XS
SM
MD
LG