Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhan: Aliev pritet të fitojë mandatin e tretë


Presidenti Ilham Aliyev me zonjën e parë Mehriban Aliyeva

Presidenti Ilham Aliyev me zonjën e parë Mehriban Aliyeva

Presidenti Ilham Aliev pritet të fitojë me lehtësi mandantin e tretë si president i vendit, në zgjedhjet që mbahen sot në këtë vend.

Me opozitën politike gjerësisht të margjinalizuar, analistët thonë se ka pak dyshime që rezultatet zyrtare të mos e nxjerrin fitues atë.

Mbështetësit e kandidatit kundërshtar, Camil Hasanli, e kanë akuzuar qeverisjen e Alievit si të korruptuar dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Në anën tjetër, mbështetësit e tij, thonë se rritja ekonomike e vendit është tregues i politikave të sukseshme të presidentit.

Aliev i kishte fituar zgjedhjet e para pesë vjetëve me 90 % të votave, një rezultat që u konsiderua nga observuesit perëndimorë si jo i lirë dhe i padrejtë.

Në një raport parazgjedhor, Amnesty Internartional ka thënë se autoritetet në Azerbajxhan kanë implementuar një strategji shtypjeje për t’i diskurajuar mbështetësit e opozitës.
XS
SM
MD
LG