Ndërlidhjet

Obama: I dyshuari al-Libi do të sillet para drejtësisë amerikane


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti Obama ka thënë se i arrestuari për dyshime për terrorizëm i Al-Kaidës, Abu Anas al-Libi do të sillet para drejtësisë amerikane.

Obama shtoi se SHBA-ja ka prova të forta që dëshmojnë se Libi ka planifikuar dhe ka ndihmuar ne ekzekutimin e planit që vrau qindra njerëz gjatë bombardimeve të ambasadave amerikane në Afrikë në vitin 1998.

Qeveria e Libisë, ka kërkuar një sqarim nga Shtetet e Bashkuara për operacionin e forcave speciale amerikane, gjatë të cilave u arrestua Libi.
XS
SM
MD
LG