Ndërlidhjet

Ylli i Hollywoodit, Tom Hanks ka bërë të ditur se vuan nga sëmundja e diabetit.

Fituesi i çmimit Oscar i ka thënë gazetarit David Letterman se mjekët e kanë diagnostifikuar me diabet të tipit 2, lloji më i shpeshtë i kësaj sëmundjeje, që godet dhjetra miliona njerëz në botë.

Hanks, 57 vjeçar, ka thënë se sëmundja është e kontrollueshme, por ka bërë shaka duke thënë se të gjithë do të vdesin një ditë.

Hanks e dha intervistën në kuadër të promovimit të filmit të tij “Captain Phillips”, që bazohet në kidnapimin e një anije tregëtare amerikane nga piratët somalezë, në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG