Ndërlidhjet

Amerika, e shqetësuar për trajtimin e homoseksualëve gjatë Lojërave Olimpike 2014


Prezantim i veturave me logon e Lojërave Olimpike Dimërore 2014
Prezantim i veturave me logon e Lojërave Olimpike Dimërore 2014
Rreth 40 anëtarë të Kongresit të SHBA-së, i kanë dërguar një letër Komitetit Olimpik, duke i kërkuar garancione për sigurinë dhe trajtimin korrekt të atletëve dhe spektatorëve amerikanë, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen më 2014 në Sochi të Rusisë.

Në letër thuhet se ligjvënësit janë të shqetësuar për “ligjin rus kundër homoseksualëve, biseksualëve dhe transseksualëve”.

Duke cituar një seri sulmesh kundër homoseksualëve në Rusi, letra thotë se ligjvënësit amerikanë janë të shqetësuar për sigurinë e njerëzve, të cilët mund të mos pajtohen me ligjin rus.

Ligji rus e ndalon përhapjen, e siç thuhet, propagandës homoseksuale tek të miturit.
XS
SM
MD
LG