Ndërlidhjet

Kirgizi: Parlamenti diskuton për minierën


Pamje nga miniera Kumtor
Pamje nga miniera Kumtor
Parlamenti në Kirgizi po diskuton një marrëveshje të re me kompaninë kanadeze Centerra Gold, e cila operon me minierën më të madhe të arit në këtë vend, Kumtor.

Seanca e së mërkurës vjen pas protestave të ditëve të mëparshme, gjatë të cilave rreth 400 protestues bllokuan një autostradë në një provincë të Kirgizisë.

Kërkesa e protestuesve është nacionalizimi i minierës.

Por, presidenti i këtij vendi, Atambaev, iu ka thënë gazetarëve të mërkuren, se Kumtori nuk mund të nacionalizohet pa humbje të mëdha financiare për ekoniminë e vendit, dhe i ka quajtur protestuesit “banditë dhe terroristë”.

Protesta për minierën ka pasur edhe më heret gjatë vitit.
XS
SM
MD
LG