Ndërlidhjet

Kinë: Pranohet rigjykimi për politikanin Bo Xilai


Bo Xilai
Bo Xilai
Një gjykatë në lindje të Kinës është pajtuar të dëgjojë gjyqin e apelit të kërkuar nga politikani Bo Xilai, i dënuar më burgim të përjetshëm.

Bo, një ish anëtar i Partisë Komuniste, u gjykua për ryshfet dhe shpërdorim të detyrës, muajin e kaluar.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat gjatë gjykimit.

Bo u hoq nga detyra që ushtronte vitin e kaluar, si pjesë e skandalit më të madh politik në Kinë prej vjetësh.

Analistët thonë se ka pak gjasa që apelimi i vendimit të gjyaktës të sjellë rezultate pozitive për të.
XS
SM
MD
LG