Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët kërkojnë lirimin e Baradarit


Flamuri afgan me hartë

Flamuri afgan me hartë

Talibanët në Afganistan kanë thënë se Pakistani nuk e ka përmbushur premtimin për lirimin e ish-komandantit të tyre, Mullah Baradar.

Baradar shihet nga shumë njerëz në Afganistan si njeriu kyç për fillimin e bisedimeve të paqes me talibanët afganë.

Pakistani kishte pranuar ta lironte atë në mes të shtatorit, por që nga ajo kohë nuk ka dhënë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij.

Një zëdhënës i talibanëve, ka thënë se Baradar ende “i kalon ditët në burg”, dhe se “gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet”.

Presidenti afgan, Hamid Karzai i ka bërë thirrje Pakistanit që të bashkëpunojë në lidhje me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG