Ndërlidhjet

Prishtinë: Arrestohen tre persona për grabitjen në Bahrejn


Logo e Policisë së Kosovës

Logo e Policisë së Kosovës

Në një operacion të kryer mbrëmë në Prishtinë, Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorisë së EULEX-it, ka arrestuar tre qytetarë kosovarë, të dyshuar për pjesëmarrje në grabitje me armë në Mbretërinë e Bahrejnit, në shtator të këtij viti, me ç'rast u vodhën stoli të çmuara (orë dore të shtrenjta) me vlerë mbi 1.1 milion euro.

Të dyshuarit janë arrestuar me akuza për detyrim të rëndë dhe sulm, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në një grup të organizuar që ka kryer grabitje të rëndë.

Në të njëjtën kohë janë kryer bastisje të katër shtëpive.
XS
SM
MD
LG