Ndërlidhjet

logo-print

Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin 2013 për kimi


Pamje nga Akademia Suedeze e Shkencave

Pamje nga Akademia Suedeze e Shkencave

Martin Karplus, Michael Levitt dhe Ariel Warshel e kanë fituar çmimin Nobel 2013 për kimi.

Akademia Suedeze tha se me hulumtin e tyre në vitin 1970, tre kimistët, i kanë ndihmuar shkencës të kuptojë më mirë proceset kimike si fotosinteza në gjethe të gjelbërta.

Karplus, shtetats amerikano-austriak, Levitt, shtetas amerikano-britanik dhe Warshel, shtetas amerikano-izraelit, do të ndajnë çmimin në vlerë 1.25 milion dollarë.

Çmimi për kimi, është i treti nga çmimet Nobel të këtij viti.

Çmimi më i shumëpritur, ai për paqen, do të ndahet të premten në Oslo.
XS
SM
MD
LG