Ndërlidhjet

OKB i kërkon Bjellorusisë të pezullojë dënimet me vdekje


Flamuri i Bjellorusisë
Flamuri i Bjellorusisë
Raportuesi special për të drejtat e njeriut në Bjellorusi, i Kombeve të Bashkuara, i ka bërë thirrje këtij shteti që sa më parë të shpallë moratorium për çështjen e ekzekutimeve.

Në një komunikatë, Miklos Haraszti ka shprehur indinjatën e tij rreth vendimit të Gjyaktës Supreme për të mos e zhvendosur dënimin me vdekje për Pavel Selyun.

Pesë ekzekutime janë kryer në këtë vend gjatë viteve 2010-2012.

Haraszti ka thënë se është “e papranueshme” që “gjykata jotransparente dhe të ndikuara politikisht të japin vendime me vdekje”.

Bjellorusia, është vendi i vetëm europian që ka në fuqi dënimin me vdekje.
XS
SM
MD
LG