Ndërlidhjet

Gjeorgji: OJQ-të kërkojnë bojkotim të Lojërave Olimpike


Flamuri i Gjeorgjisë
Flamuri i Gjeorgjisë
Dy organizata joqeveritare gjeorgjiane kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion që kërkon bojkotimin e Lojërave Olimpike Dimërore 2014, që mbahen në Rusi.

Dy organizatat, "Transparency International - Georgia" dhe "Fair Elections" i kanë lansuar sot fushatat e tyre përmes Facebookut.

Zemërimi i Tbilisit vjen pasi një pilot ushtarak rus, i nderuar me çmimin “Hero i Rusisë” për rolin e tij në luftën mes Gjeorgjisë dhe Rusisë së vitit 2008, mbajti një nga pishtarët olimpikë në ceremoninë e Kremlinit.

Lufta përfundoi me njohjen nga ana e Rusisë të rajoneve të ndara nga Gjeorgjia, Osetisë Jugore dhe Abkazisë.

Qeveria gjeorgjiane, kishte vendosur më heret gjatë vitit, pro pjesëmarrjes së atletëve të këtij vendi në Lojërat Olimpike Dimërore 2014.
XS
SM
MD
LG