Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Opozita raporton për parregullsi në zgjedhje


Kandidati nga opozita, Camil Hasanli
Kandidati nga opozita, Camil Hasanli
Votuesit në Azerbajxhan janë duke hedhur votën e tyre në zgjedhjet presidenciale, mes pretendimeve për parregullsi të kandidatëve të opozitës.

Camil Hasanli, kandidat i koalicionit të partive opozitare, i ka thënë Evropës së Lirë, se Shërbimi i Azerbajxhanit dhe ndihmësit e tij kanë mbledhur të dhëna të shkeljeve në masë të madhe.

Ndërkohë, një vëzhgues i opozitës në Beylagan, 260 km larg nga Baku, i ka thënë radios se është rrahur, pasi kishte shkuar në një qendër votimi si mbikqyrës nga ana e radhëve të Hasanli.

Në anën tjetër, një zëdhënës për partinë në pushtet, Huseyn Pasayev, ka deklaruar se procesi i votimit po rrjedh normalisht dhe ka akuzuar opozitën për përpjekje për “sabotazhë”.

Përfaqësuesit nga misioni vëshgues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, nuk kanë raportuar të kenë evidentuar ndonjë parregullsi deri më tani.

Në zgjedhjet në të cilat garaojnë dhjetë kandidatë, presidenti aktual Ilham Aliyev, pritet të fitojë me lehtësi një mandat të tretë.
XS
SM
MD
LG