Ndërlidhjet

Siri: Ekspertët për çarmatim, kërkojnë armëpushim


 Vetura të misionit të OKB-së në Siri

Vetura të misionit të OKB-së në Siri

Kreu i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Ahmet Uzumcu, ka bërë thirrje për armëpushim të përkohshëm në Siri.

Sipas tij, ndërprerja e luftimeve do ta ndihmojë organizatën që ai drejton, që të arrijë synimin e saj në procesin e shkatërrimit të arsenalit kimik të këtij vendi.

Ai ka thënë se ekspertët ndërkombëtarë synojnë të vizitojnë njëzetë lokacione ku ndodhen armët kimike siriane në të ardhmen.

Ai ka shtuar së plani për shkatërrimin e armëve kimike deri në mes të vitit që vjen, është “realist”, nëse organizata e tij merr mbështetjen e duhur ndërkombëtare.

Një ekip i dytë do t’i bashkohet ekipit të ekspertëve që tashmë ndodhen në Siri.
XS
SM
MD
LG