Ndërlidhjet

logo-print

Hollande me propozime për politikat e migracionit të BE-së


Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande thotë së Franca do të propozojë reforma për politikat e migracionit të Bashkimin Europian, dhe se ai do të mundohet të shmangë tragjedi të ngjashme si Lampedusa, raporton DPA.

“Në ditët në vazhdim, unë do të propozoj një politikë të re e cila do të bazohet në tri parime: parandalim, solidaritet dhe mbrojtje”, ka thënë Hollande për mediat belge dhe franceze.

“Roli i Shengenit është të përforcojë rregullat e lirisë së lëvizjes në Europë. Nëse duhet t’i forcojmë ato edhe më shumë, unë jam gati për një gjë të tillë. Por, zgjidhja duhet të jetë gjithsesi europiane” ka përfunduar Hollande.
XS
SM
MD
LG