Ndërlidhjet

Banka Botërore e shqetësuar për ngërçin politik amerikan


Jim Yong Kim, president i Bankës Botërore

Jim Yong Kim, president i Bankës Botërore

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim ka thënë sot se, qoftë edhe vetëm kërcënimi për pamundësinë e SHBA-së për të paguar faturat e shpenzimeve qeveritare, mund t’i dëmtojë tregjet financiare, si dhe njerëzit më të varfër në botë, raporton Reuters.

"Ne jemi shumë të shqetësuar, sepse pasojat vërtet mund të jenë fatale”, ka thënë Kim në një intervistë për CNN.

Ai e ka sqaruar qëndrimin e tij duke dhënë si ilustrim, faktin se si pësuan tronditje tregjet botërore, herën e fundit kur SHBA ishte afër pamundësisë për të paguar borxhet, në vitin 2011.

Sipas tij, pasojat nuk mbesin vetëm brenda tregjeve, pasi ato barten edhe te bizneset e vogla dhe fermerët anë e kënd botës.
XS
SM
MD
LG