Ndërlidhjet

Holanda i kërkon falje Rusisë, pas incidentit me diplomatin


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Holanda i ka kërkuar falje Rusisë, pasi policia në Hagë arrestoi një nga diplomatët e këtij vendi gjatë vikendit, vetëm një ditë pas presidenti rus Putin, tha se pret kërkimfalje nga ky shtet.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë e ka tërhequr ambasadorin e saj në Holandë, pas këtij incidenti.

Rusia thotë se diplomati u mbajt i arrestuar gjatë një nate, pasi njerëz të armatosur kishin hyrë në banesën e tij dhe e kishin rrahur atë, me arsyetimin se kishin marrë ankesa nga fqinjët se ai po abuzonte me fëmijët e tij.
XS
SM
MD
LG