Ndërlidhjet

Daçiq i shqetësuar për “të zhvendosurit internë”


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është i shqetësuar me kthimin e paktë të të zhvendosurve në Kosovë.

“Nga viti 1999, më Kosovë janë kthyer 18,000 të zhvendosur të brendshëm, por më pak se 4,000 prej tyre kanë realizuar kthim të qëndrueshëm”, ka thënë Daçiq, gjatë takimit me raportuesin special të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e të zhvendosurve internë, Chaloka Beyani.

Daçiq po ashtu ka thënë se autoritetet e Kosovës bëjnë përpjekje që “një numër i madh i të zhvendosurve internë të përjashtohen nga listat zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme lokale”.
XS
SM
MD
LG