Ndërlidhjet

Akivistët e Greenpeace rrezikojnë akuza të reja


Qendra e paraburgimit në të cilën mbahen aktivistët e Greenpeace.
Qendra e paraburgimit në të cilën mbahen aktivistët e Greenpeace.
Autoritetet ruse thonë se aktivistët e arrestuar të “Greenpeace” mund të përballen me akuza shtesë, përfshirë posedim të paligjshëm të drogës.

Një zëdhënës i Komitetit Hetimor ka thënë se hetuesit janë duke analizuar pajisjet dhe substancat e drogës që kanë konfiskuar nga anija e aktivistëve.

Aktivistët, përfshirë shtetas të 18 vendeve, janë arrestuar muajin e kaluar në Rusi, pasi kanë bërë përpjekje të pengojnë kompaninë ruse, Gazprom, nga shpimi për naftë në det të hapur.

Javën e kaluar, ata janë akuzuar për pirateri dhe mund të përballen deri me 15 vjet burgim.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.
XS
SM
MD
LG