Ndërlidhjet

Talibanët pakistanezë, të hapur për bisedime


Hakimullah Mehsud

Hakimullah Mehsud

Udhëheqësi i talibanëve pakistanezë, Hakimullah Mehsud, i ka thënë BBC-së se është i gatshëm për “bisedime serioze” me Qeverinë e Islamabadit.

“Ne besojmë në bisedime serioze, por qeveria nuk ka ndërmarrë hapa. Qeveria duhet të ulet me ne dhe pastaj ne do të paraqesim kushtet tona".

Mehsud ka thënë se nuk është i përgatitur që të diskutojë kushtet përmes mediave.

Talibanët pakistanezë kanë vrarë mijëra njerëz në luftën e tyre kundër shtetit të Pakistanit.

Ata kontrollojnë zonat në pjesën veriperëndimore dhe janë fajësuar për disa sulme vetëvrasëse dhe të tjera.

Nawaz Sharif, pasi është zgjedhur kryeministër i Pakistanit në muajin maj, ka thënë se do të donte bisedime të pakushtëzuara me talibanët.
XS
SM
MD
LG