Ndërlidhjet

logo-print

Kriza financiare godet fëmijët në Spanjë


Ilustrim

Ilustrim

Këshilli i Evropës ka paralajmëruar se masat e shkurtimit, që ka ndërmarrë Spanja për të luftuar vështirësitë ekonomike, mund të kenë ndikim shkatërrues te fëmijët.

Në raportin e këtij mekanizmi thuhet se varfëria e fëmijëve ka arritur në 30 për qind në vitin 2011 dhe se shkurtimet në mirëqenie, shëndetësi dhe edukim kanë lënë disa fëmijë të pastrehë dhe të kequshqyer.

Sipas raportit, njerëzit me aftësi të kufizuara përballen po ashtu me varfëri dhe margjinalizim në rritje, pasi ndihma shtetërore është reduktuar ose ndërprerë.

Spanja ka ndërmarrë masa të ashpra kursimi, pasi është goditur rëndë nga kriza financiare e vitit 2008-09.

Niveli i papunësisë në këtë vend është një prej më të lartëve në Evropë.
XS
SM
MD
LG