Ndërlidhjet

Zyrtarët më të lartë serbë “do të qëndrojnë” në Kosovë


Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin

Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme, në Kosovë do të qëndrojnë zyrtarët më të lartë serbë – në mesin e tyre: presidenti Tomisllav Nikolliq, kryeministri Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq.

Vulin i ka bërë këto komente në një konferencë për media në Zveçan.

“Të gjithë përfaqësuesit e shtetit të Serbisë do të vijnë në veri të Kosovës dhe pjesë të tjera”, ka thënë Vulin.

Në Kosovë, këto ditë po zhvillohet fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të lejohen vizitat e zyrtarëve serbë që kanë karakter zgjedhor.
XS
SM
MD
LG