Ndërlidhjet

logo-print

SHBA pezullon disa ndihma për Egjiptin


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë pezulluar dërgesat e sistemeve të mëdha ushtarake dhe disa fonde për Egjiptin, për shkak të shtypjes së Vëllazërisë Myslimane dhe përmbysjes së presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhammad Morsi.

Nga ky pezullim do të preken dërgesat e tankeve, aeroplanëve luftarakë, helikopterëve dhe raketave.

Departamenti i Shtetit ka thënë se administrata Obama do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Egjiptin në sigurinë e kufijve të shtetit, në luftën kundër terrorizmit dhe për sigurinë në Sinai.

Morsi, i mbështetur nga Vëllazëria Myslimane, është rrëzuar nga ushtria më 3 korrik.
XS
SM
MD
LG