Ndërlidhjet

Aliev fiton bindshëm presidencialet


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë pritet të japin vendimin për ndershmërinë e zgjedhjeve presidenciale në Azerbajxhan.

Me afro 80 për qind të votave të numëruara, autoritetet zgjedhore kanë thënë se presidenti Ilham Aliev ka fituar me 85 për qind të votave.

Rezultatet e deritanishme kanë shpallur në vend të dytë kandidatin e opozitës së bashkuar, Jamil Hasanli, me vetëm 5 për qind.

Hasanli ka akuzuar autoritetet për mashtrim.

Zgjedhjet presidenciale në Azerbajxhan janë mbajtur të mërkurën.
XS
SM
MD
LG