Ndërlidhjet

Arrin në 302 numri i të mbyturve pranë Lampedusës


Viktimat e mbytjes së anijes pranë Lampedusës.

Viktimat e mbytjes së anijes pranë Lampedusës.

Numri i të vdekurve nga mbytja e anijes së refugjatëve pranë ishullit italian të Lampedusës ka arritur në 302.

Incidenti ka ndodhur më 3 tetor dhe zhytësit vazhdojnë të kërkojnë trupat.

Viktimat përfshijnë 210 burra, 83 gra dhe nëntë fëmijë.

Mbi 150 njerëz janë shpëtuar në ditën e fatkeqësisë.

Anija thuhet të ketë pasur 500 pasagjerë në bord.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe kryeministri i Italisë, Enrico Letta, kanë vizituar Lampedusën të mërkurën.

Barroso ka premtuar më shumë fonde për të rindërtuar qendrat italiane të refugjatëve.
XS
SM
MD
LG