Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Dhjetëra të vrarë në luftimet e fundit


Siri

Siri

Aktivistët sirianë kanë thënë se së paku 22 rebelë të opozitës dhe dhjetëra forca të regjimit janë vrarë gjatë luftimeve në qytetet Huseinah, al-Tiabi dhe Bojdah.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA ka thënë se forcat qeveritare kanë marrë kontrollin e qytetit Huseinah dhe të qarqeve të al-Taibit.

Luftëtarët rebelë kanë marrë përgjegjësinë për bombardimet në provincën qendrore të Homsit, të cilat kanë dëmtuar njërën prej dy rafinerive kryesore të naftës në Siri.

Siria ndodhet në luftë civile qysh në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG