Ndërlidhjet

Shqetësime për ngërçin politik në SHBA


Uashington
Uashington
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka thënë se është e shqetësuar për dështimin e deritanishëm të politikanëve amerikanë, për të rritur tavanin e borxhit të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Angel Gurria, ka thënë se ngërçi politik në SHBA vë në rrezik stabilitetin dhe rritjen e ekonomisë botërore.

Gurria ka thënë se nëse tavani i borxhit nuk rritet, rajoni i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik mund të kthehet në recesion vitin e ardhshëm dhe ekonomitë në zhvillim do të përjetojnë ngadalësim të mprehtë.

Organizata, me seli në Paris, përfshin 34 vende të përparuara ekonomikisht.

Ligjvënësit amerikanë kanë kohë deri më 17 tetor për të rritur tavanin e borxhit; përndryshe, SHBA nuk do të arrijë të paguajë faturat e saj.
XS
SM
MD
LG