Ndërlidhjet

“Ende shumë punë” për shërimin e ekonomisë amerikane


Janet Yellen

Janet Yellen

Janet Yellen, e nominuara e presidentit të SHBA-së, Barack Obama, për të udhëhequr Rezervat Federale, ka thënë se duhet më shumë punë për të ndihmuar ekonominë që të rimëkëmbet plotësisht nga kriza ekonomike e vitit 2008.

Yellen i ka bërë këto komente në Shtëpinë e Bardhë pasi ka pranuar nominimin për të pasuar udhëheqësin në largim të Rezervave Federale, Ben Bernanke.

Mandati i këtij të fundit skadon më 31 janar.

Yellen, e cila aktualisht është zëvendëskryetare e Rezervave Federale, ka thënë se shumë amerikanë nuk mund të gjejnë punë ende dhe janë të shqetësuar për pagesën e faturave dhe sigurimin e familjeve.

Ajo është zotuar se do të bëjë maksimumin për të promovuar punësimin, çmimet stabile dhe një sistem të fortë dhe të qëndrueshëm financiar.

Nëse konfirmohet nga Senati, Yellen do të jetë gruaja e parë që udhëheq Rezervat Federale.
XS
SM
MD
LG