Ndërlidhjet

Shqiptarët e Luginës takojnë sot Daçiqin


Beograd
Beograd
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takojë sot në Beograd udhëheqësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë takuar të mërkurën në Prishtinë edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky i fundit ka thënë se nga 21 tetori, qytetarët e Luginës së Preshevës do të mund të hyjnë në Kosovë pa pagesë të taksave për automjetet e tyre.

“Nga 21 tetori i këtij viti do të hiqen plotësisht taksat për veturat që hyjnë në Kosovë apo dalin dhe këto obligime do t’i marrë Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG