Ndërlidhjet

Babai i Snowdenit arrin në Moskë


Babai i Edward Snowdenit

Babai i Edward Snowdenit

Babai i ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka arritur në Moskë, ku shpreson të shohë djalin e tij.

Edward Snowdenit i është dhënë azil i përkohshëm në Rusi, pasi ai ka zbuluar informacione sekrete për programet e mbikëqyrjes në SHBA, këtë pranverë.

Ai ka arritur në Moskë në muajin qershor dhe jeton në një lokacion sekret.

Duke folur për gazetarët në aeroportin Shermetiovo të Moskës, Lon Snowden ka thënë e nuk ka pasur ndonjë kontakt direkt me djalin prejse ka lënë SHBA-në.

Edward Snowden kërkohet nga Qeveria amerikane nën akuzat për spiunazh.
XS
SM
MD
LG