Ndërlidhjet

Kryeministri libian është rrëmbyer nga milicia


Ali Zeidan
Ali Zeidan
Një grup i ish-rebelëve të Libisë ka thënë se ka “arrestuar” kryeministrin e këtij vendi.

Ali Zeidan raportohet se është rrëmbyer nga persona të armatosur nga një hotel në Tripoli dhe se është dërguar në një lokacion të panjohur.

Dega Operacionale e Revolucionarëve të Libisë – milici që thuhet se është nën autoritetin e ushtrisë – ka thënë se Zeidan është arrestuar me urdhër të prokurorit për disa krime.

Një zëdhënës i grupit ka thënë se Zeidan është rrëmbyer për shkak të rolit të tij në kapjen e një të dyshuari të Al Kaidës nga forcat amerikane në Tripoli.

Qeveria ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për ndonjë urdhër-arrest për kryeministrin.
XS
SM
MD
LG