Ndërlidhjet

Babai i Snowdenit do të takojë sot të birin


Lon Snowden

Lon Snowden

Avokati i ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka thënë se babai i Snowdenit do ta takojë të birin sot.

Lon Snowden ka arritur sot në Moskë, ku djali i tij jeton në një lokacion sekret.

Edward Snowdenit i është dhënë azil i përkohshëm në Rusi, pasi ka zbuluar informacione sekrete për programet e mbikëqyrjes në SHBA, këtë pranverë.

Avokati Anatoly Kucherena ka thënë për televizionin rus se Edward Snowden është i mbrojtur në Rusi, pasi ai është njeriu më i kërkuar i Amerikës.

Lon Snowden ka thënë se shpreson që djali i tij të mbetet në Rusi.

Edward Snowden kërkohet nga Qeveria amerikane nën akuzat për spiunazh.
XS
SM
MD
LG