Ndërlidhjet

Bosnja rrezikon të humbë fondet e BE-së


Ilustrim
Ilustrim
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, dhe disa udhëheqës të Bosnjës kanë dështuar të zgjidhin ngërçin politik në këtë vend.

Dy palët janë takuar në Bruksel.

Bashkimi Evropian i kërkon Bosnjës që të zgjidhë çështjen e diskriminimit kundër minoriteteve kombëtare në procesin zgjedhor, si dhe të krijojë një mekanizëm të vetëm për të koordinduar marrëdhëniet me BE-në.

Brukseli ka njoftuar se do të nisë një procedurë për të reduktuar fondet për Bosnjën në këtë vit.

Kjo nënkupton që Sarajeva mund të humbasë 47 milionë euro.

BE, megjithatë, ka thënë se procedura mund të stopohet nëse ka zgjidhje brenda ditëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG