Ndërlidhjet

Rasmussen hedh poshtë deklaratat e Karzait


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, se prania e trupave të NATO-s në vendin e tij ka shkaktuar shumë vuajtje dhe pak fitore.

Rasmussen ka thënë se përparimi i arritur në Afganistan, presje trupat ndërkombëtare janë vendosur dhjetë vjet më parë, nuk mund të mohohet.

Në një intervistë për BBC-në, Karzai ka kritikuar NATO-n, duke thënë se ka dështuar të sjellë stabilitet në vend.

Komentet e Karzait kanë ardhur në kohën kur Shtetet e Bashkuara janë duke negociuar një marrëveshje për rolin e trupave të tyre në Afganistan pas vitit 2014, kur trupat e huja do të lënë këtë vend.
XS
SM
MD
LG