Ndërlidhjet

Kerry: SHBA mbetet e angazhuar në Egjipt


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zvogëluar ndihmën ndaj Egjiptit nuk do të thotë se Uashingtoni tërhiqet nga angazhimet e tij në këtë vend.

Kerry ka thënë se SHBA-ja do të mbetet e angazhuar në rivendosjen e demokracisë në Egjipt dhe do të punojë me udhëheqësit e tij të përkohshëm.

Ai i ka bërë këto komente në një konferencë për media në Malajzi.

Departamenti amerikan i Shtetit ka ngrirë të mërkurën qindra miliona dollarë ndihma për Egjiptin, shumica prej tyre në asistencën ushtarake.

Kjo, për shkak të shtypjes së Vëllazërisë Myslimane dhe rrëzimit të presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhammad Morsi.
XS
SM
MD
LG