Ndërlidhjet

logo-print

Udhëheqësit e Luginës takuan Daçiqin


Beograd, 10 tetor 2013.

Beograd, 10 tetor 2013.

Udhëheqësit shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë takuar sot në Beograd kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Në takim është diskutuar për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë. Mësohet se palët janë marrë vesh të takohen sërish pars tre muajsh.

Lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, ka thënë se në takim nuk është folur për sigurimin e të drejtave për shqiptarët, të atilla si i kanë serbët në veri të Kosovës.

“Biseda ka qenë shumë korrekte dhe unë dal nga ky takim me më shumë optimizëm”, ka thënë Halimi.
XS
SM
MD
LG