Ndërlidhjet

SHBA: Organizatat e mediave akuzojnë qeverinë për sjelljen ndaj shtypit


Shtëpia e Bardhë, Uashington
Shtëpia e Bardhë, Uashington
Një organizatë që monitoron mediat, thotë se qeveria amerikane po aplikon metoda agresive persekutimi për gazetarët, të cilët përdorin informacione që “rrjedhin” nga burimet brenda qeverisë.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, një gjë e tillë po sjell pasoja të dëmshme edhe për gazetarët, edhe për zyrtarët që vendosin të zbulojnë pjesë të ndonjë informacioni qeveritar.

Në një raport të publikuar sot, me titullin “Administrata Obama dhe Shtypi”, kjo organizatë bën të ditur se “gazetarët dhe advokuesit e transparencës, deklarojnë që Shtëpia e Bardhë vazhdimisht bën fshehje të informacionit”.

Raporti që bazohet në intervista me dhjetra gazetarë dhe redaktorë thotë se “zyrtarët qeveritarë janë jashtëzakonisht të frikësuar që të flasin para mediave”.

Raporti vë theksin edhe mbi Aktin e Spiunazhit, të cilin sipas organizatës, qeveria amerikane e përdor si mjet për persekutimin e atyre që zbulojnë informacione shtetërore.
XS
SM
MD
LG