Ndërlidhjet

logo-print

Spanja miraton ligjin për reformën në arsim


Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy

Në përpjekjet për të ulur shifrat e braktisjes së shkollës, parlamenti i Spanjës ka votuar një ligj kundërthënës, që detyron nxënësit të zgjedhin paraprakisht mes edukimit akademik dhe atij profesional, raporton DPA.

Ligji është miratuar me votën e partisë në pushtet, ndërsa e gjithë opozita e ka kundërshtuar atë.

Rreth një e katërta e nxënësve spanjollë e braktisin shkollën para moshës gjashtëmbëdhjetë vjeçare, çka sipas qeverisë paraqet një nga përqindjet më të larta në Bashkimin Evropian.

Krahas këtij ndryshimi, reforma arsimore, pjesë e të cilit është ligji, rrit autonominë individuale të shkollave dhe zbut ndikimin e fesë në planprogramet mësimore.

Mijëra persona kanë protestuar kundër kësaj reforme dhe shkurtimeve buxhetore në kuadër te paketës së kursimit.

Reforma arsimore duhet të miratohet nga senati, ku partia ne pushtet e ka shumicën absolute.
XS
SM
MD
LG