Ndërlidhjet

Gjermani: Kalendarët e letrës, të pakonkurrencë


Pamje arkivi nga Panairi i Frankfurtit

Pamje arkivi nga Panairi i Frankfurtit

Në Gjermani kalendarët tradicionalë, që varen në mur, kanë mbetur të pamposhtur nga ata digjitalë, që kanë vërshuar botën, raporton AFP.

Në mes të gjithë atyre botimeve dhe zbulimeve të teknologjisë së lartë, prezente te Panairin e Frankfurtit, “Galeria e Kalendarëve” sjell një pamje piktoreske për syrin, në panairin më të madh të librit në këtë vend.

Konkurrenca nga telefonat “smart” dhe agjendt ose kalendarët elektronikë, deri më tash kanë dështuar në tregun gjerman.

Madje, kalendarët tradicionalë, të bërë nga letra, vetëm sa po fitojnë popullaritet, thonë botuesit.

Rreth pesë mijë lloje të ndryshme kalendarësh prodhohen çdo vit në Gjermani.
XS
SM
MD
LG